Aktualitet

Dhunimi për vdekje i Egli Progës, flet drejtori i ugjencës kombëtare: Urgjenca shkoi për 7 minuta në vendngjarje

Jonida Porga, motra e viktimës ka thënë në deklaratat e saj se vdekja e të vëllait ishte vrasje sipas saj në bashkëpunim e autoriteteve dhe autorit. 

14 Gusht 2024, 12:40 Nga r.ll
Dhunimi për vdekje i Egli Progës, flet drejtori i ugjencës
egli proga

TIRANË- Drejtori i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj i është përgjigjur akuzave të familjarëve të Egli Progë se ambulanca kishte shkuar me vonesë në vendin ku është dhunuar dhe lënë rrugë 42-vjeçari. 

Në një prononcim për median, Brataj thotë se ambulanca kishte shkuar për 7 minuta dhe e gjitha në total situata është menaxhuar me kod të kuq traumatic për 20 minuta.

“Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat ekipit të Pogradecit  në orën 19:12, në orën 19:14 ekipi është nisur drejt vendngjarjes dhe në 19:18 ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Pas 2 minutash, pacienti është vendosur në autoambulancë, pra në 19:20, dhe është drejtuar drejt spitalit të Pogradecit. Përgjatë 11 minutave të rrugës nga vendngjarja në spital, pacienti është asistuar nga stafi mjekësor. I gjithë misioni ka qenë në total 20 minuta, duke nisur nga kërkesa për ndihmë”, tha Brataj.

Jonida Porga, motra e viktimës ka thënë në deklaratat e saj se vdekja e të vëllait ishte vrasje sipas saj në bashkëpunim e autoriteteve dhe autorit. 

"E kanë vrarë, e kanë masakruar në mes të rrugës në tufë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte, u vonua gjysëm ore që Pogradeci për 2 minuta arrin. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin.", deklaronte ajo. 

egli proga skender brataj

Sondazh

Poll