Aktualitet

Pjesë e grupit të Shullazit/ Gati ekstradimi në Shqipëri i Fabio Ballabanit, kërcënoi dhe dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani

Fabio Ballabani ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht.

14 Gusht 2024, 12:34 Nga r.ll
Pjesë e grupit të Shullazit/ Gati ekstradimi në Shqipëri i
emiljano shullazi

TIRANË- Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhërarrestin edhe për Fabio Ballabanin një prej emrave të cilët u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e 7 grupeve kriminale.

Në deklaratë e sotme për mediat, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri sot me dije ekstradimin e Fabio Ballabanit, i cili është pjesë e grupit të Emiljano Shullazit. 

“Mund t’ju konfirmoj edhe vendimin për Fabio Ballabanin, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, tha Rrumbullaku.

Fabio Ballabani ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht. Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj, kërcënoi dhe rrahu Priftin.

Gjyqtarja Dollani, ka qenë pjesë e trupës që ka shqyrtuar dosjen “Shullazi” dhe nuk pranoi të largohej edhe pasi i dhunuan e kërcënuan me arme bashkëshortin Kristaq Prifti. Pavarësisht insistimit të saj për të çuar deri në fund procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit, një nga kolegët në Apelin e Krimeve të Rënda, i cili tashmë është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë nga vettingu, vendosi largimin e Saida Dollanit nga trupa gjykuese dhe rrjedhimisht nga çështja.

emiljano shullazi fabio ballabani

Sondazh

Poll