Aktualitet

Kërkoi mos të kthehet në Shqipëri se i rrezikohet jeta, gjykata spanjolle vendos të ekstradojë Lulzim Berishën

Lulzim Berisha ka të drejtën për të apeluar vendimin e Gjykatës Kombëtare në Gjykatën e Lartë të Spanjës.

14 Gusht 2024, 11:12 Nga r.ll
Kërkoi mos të kthehet në Shqipëri se i rrezikohet jeta,
lulzim berisha

SPANJË- Gjykata Kombëtare e Spanjës vendos të ekstradojë drejt Shqipërisë të shumëkërkuarin, nga autoritetet shqiptare, Lulzim Berishën. Ish-kreu i bandës së Durrësit i cili u arrestua disa muaj më parë në Spanjë, ka refuzuar kthimin në Shqipëri me justifikimin se i rrezikohet jeta. Sipas Prokurorisë spanjolle atij i rrezikohet jeta vetëm jashtë burgut, dhe duke e dorëzuar te autoritetet shqiptare, ai nuk do të rrezikohet. Lulzim Berisha ka të drejtën për të apeluar vendimin e Gjykatës Kombëtare në Gjykatën e Lartë të Spanjës.

Lulzim Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para afatit nga trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit Durrës. 4 vite më pas, Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet për ngjarje të tjera kriminale, vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendon se gjithçka u bë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës. Lulzim Berisha "ra" edhe në sitën e OFL, e cila njoftoi se ai është subjekt i paketës Anti-KCK dhe se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë dhe burimin e origjinës.

lulzim berisha gjykata spanjolle

Sondazh

Poll