Aktualitet

Arrestohen në Dubai Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, Rrumbullaku: Durim Bami nuk është liruar por ka lehtësim të masës

Ai tha se dy eksponentët e krimit të organizuar ndodhen në Tiranë.

14 Gusht 2024, 12:00 Nga r.ll
Arrestohen në Dubai Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, Rrumbullaku:
plarent dervishaj, durim bami

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku gjatë deklaratës për mediat tha se janë arrestuar në Dubai Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Ai tha se dy eksponentët e krimit të organizuar ndodhen në Tiranë.

“Mund t’ju them se policia e shtetit është parteri më i rëndësishëm me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar. Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacione e operacioneve të fshehta policore, policia e shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe. Ata ndodhen në ndodhen në bllokun e sigurisë në Policinë e Tiranës”, tha Rrumbullaku.

Sa i takon Durim Bamit, drejtori i Policisë së Shtetit tha se nuk është "liruar, por ka një lehtësim të masës së sigurisë". Mësohet se ndaj tij është caktuar masa "arrest shtëpie".

SPAK i akuzohen Dervishaj dhe Meçen për vrasjen e Arjan Ndojës dhe "Rrumit" të Shijakut, ose siç njihet ndryshe Aleksandër Laho. Plarent Dervishaj u arrestua për vrasjen e Vajdin Lames në 2005, falë dëshmisë së Luftar Reçit por rifitoi lirinë pasi mes dy vendeve nuk ka marrëveshje ekstradimi. Hasmëria e tij ka nisur pas atentatit të 2019, ku Dervishajt iu bë pritë.Grupi u zbulua nga dëshmia e Nuredin Dumanit por edhe dy të penduarve të tjerë të drejtësisë. 

Si ndodhi atentati ndaj Ndojës? 

Më 1 nëntor  2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit",  Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. Për ngjarjen janë duke u gjykuar në shkallën e parë edhe Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj, të akuzuar si qitës në atentat.

plarent dervishaj durim bami julian mece

Sondazh

Poll