Aktualitet

Vettingu/ Shkarkohet nga detyra Marjana Velçani, kryegjyqtaren e Durrësit, probleme me pasurinë

12 Dhjetor 2019, 08:37 Nga DOSJA
Vettingu/ Shkarkohet nga detyra Marjana Velçani, kryegjyqtaren e

Tiranë- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, Mariana Velçanin, kryetaren e Gjykatës Administrative të Durrësit, pasi janë konstatuar probleme në pasurinë e saj.

Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli kyesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Roland Ilija anëtar, pas shqyrtimit të tri kritereve vlerësuese arriti në përfundimin se Marjana Velçani nuk rezulton e ‘kulluar’ në fushën e pasurisë, ky aty u gjetën shkelje.

Problemet me pasurinë:

Në seancën e fundit të KPK-së u ngritën dyshimet për burimin e krijimit të një apartamenti në qytetin e Beratit me sipërfaqe 111 m2, blerë 3 milionë lekë në prill të vitit 2003. Velçani deklaroi si burim krijimi një kredi 20 mijë euro dhe kursime nga të ardhurat nga pagat. Sipas Komisionit, nga kontrata e nënshkruar me palën shitëse, ka rezultuar se 3 milionë lekë janë paguar jashtë zyrës së noterit. Komisioni ngriti dyshimet për burimin e apartamentit në fjalë, pasi për kredinë nuk ka rezultuar të jetë vendosur kolateral.

Sipas BIRN, Komisioni identifikoi edhe një sërë problemesh edhe në kriterin e porfesionalizimit. Sipas Bekteshit, gjyqtarja Mariana Velçani, është vlerësuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë se ka aftësi mesatare në intepretimin e ligjit, por janë konstatuar probleme në zbatimin e procedurës dhe se nuk përdor praktikat e gjykatave më të larta në vendimet e saj.

Marjana Velçani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Ajo ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Beratit dhe në vitin 2014 u dekretua si anëtare e Gjykatës Administrative të Durrësit. Velçani u zgjodh gjithashtu përmes shortit si anëtare zëvendësuese e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020. Velçani u zgjodh pak ditë më parë si anëtare zëvëndësuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, nga shorti për Gjyqtarët e Gjykatës Administrative.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marjana velçani vettingu shkarkon marjana velçanin marjana velçani vettingu shkarkon marjana velçanin

Sondazh

Poll