13 Gusht 2024, 10:34
Nga r.ll
foto ilustruese
ITALI - Janë zbardhur identitetet e 3 shqiptarëve të arrestuar në Portin e Livornos në Itali, në tentativë për të nxjerrë 148 kg kokainë nga një kontejner me banane i mbërritur nga Porti i Guakakilit në Ekuador.
Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë ata janë vëllezërit shqiptarë Ylber dhe Napolon Arshi, 37 dhe 35 vjeç, dhe Goliano Zhupa, 30 vjeç. Asnjë prej tyre nuk është rezident në Itali dhe nuk kishte dokumente identiteti, për këtë arsye hetuesit nuk e kishin të lehtë t'i identifikonin, të cilët në sekuestrimin e vërtetuar më pas nga gjykata vepruan së bashku me kolegët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve.
Shqiptarët e arrestuar, kishin hyrë ilegalisht në portin industrial të qytetit toskan për të mbledhur lëndën narkotike të fshehur në një kontejner që mbërrinte nga porti i Guayaquil në Ekuador. Fiamme Gialle veproi në bazë të sinjalizimeve të ndara me Agjencinë Doganore.
Me një skaner u identifikuan 139 pako brenda kontejnerit, më pas efektivët u pozicionuan dhe pritën disa orë për të kapur këdo që vinte për të marrë kokainën. Korrierët nuk kanë bërë rezistencë dhe janë arrestuar menjëherë.
Ata do të kishin marrë një dëmshpërblim prej disa mijëra eurosh nëse grumbullimi i ngarkesës do të ishte i suksesshëm. Gjykata e Livornos vërtetoi sekuestrimin dhe arrestimet. Ky është sekuestrimi më i madh i kokainës në vitet e fundit në portin detar. Droga nuk ndalet në qytetin toskan, por nga këtu shpërndahet nga trafikantë në Itali dhe jashtë saj.
ylber arshi napolon arshi goliano zhupa
Aktualitet
13 Gusht 2024, 10:15
r.ll
erison gjeka
VELIPOJË- Është arrestuar pas gati dy javë autori i vënies së tritolit në një lokal në fshatin Rr...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 10:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në kryeqytet pasi dyshohet se ka dhun...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 09:58
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi ka rënë aksidentalisht nga tarraca e katit t&...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 09:43
r.ll
foto e armes
MAT- Një 23-vjeçar është arrestur në Mat, pavarësisht tentativës së tij për t'ju shmangur polic...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 09:14
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit "Tempulli 3" për shitje të...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 08:42
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prej disa ditësh vijon aktiv zjari në Parkun Kombëtar të Prespës. Ditën e sotme raportohet ...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 07:28
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vdekjet kanë shënuar një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa li...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 07:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në pikun e sezonit turistik, hoteleve në zonat turistike të Jugut dhe të Durrësit u është k...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 07:25
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Sezoni veror në Durrës po rezulton më i dobët se sa ishte pritur nga operatorët turistikë, si pa...
Aktualitet
13 Gusht 2024, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pritet devijim i valëve të nxehtit afrikan, duke sjellë edhe freskim të lehtë të motit në t...