Politike

“Mbesa nën rrënoja më thërriste ‘o gjyshi, o gjyshi’/ Rama ngushëllon familjen Meçja në Durrës, i rrëfen amanetin

12 Dhjetor 2019, 10:25 Nga DOSJA
“Mbesa nën rrënoja më thërriste ‘o gjyshi, o

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ndodhet në familjen e Ajet Meçes e në Durrës, i cili humbi tre familjarë, gruan, vajzën dhe mbesën në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit.

Ajet Meçja shprehur pas tërmetit mundi që të dilte nga rrënojat, ndërsa vajza e tij, mbesa dhe gruaja nuk mundën që të shpëtonin dot.

“Unë jetoja në pallatin e Edison Konomit, nga që e kanë bërë për vete, do ishte i fortë. Nga ora 4, pas u tund shumë, bëri një goditje lart-poshtë. U kujtova që kisha një kartonxhez, dhe dola. Dola zvarrë dhe pashë Nardin. Nardi, çfarë është kështu, ku është pallati?”-ka treguar mes lotëve Ajet Meçja.

Ndërsa, Rama teksa i ka shprehur ngushëllimet për humbjen e familjarëve, i ka treguar  Ajetit edhe një bisedë më të atin, Kristaqin.

“Kur shkonim në ndonjë rast vdekjeje në zonën e mamasë time, atje shoqërohej me këngë dhe vaje. Dhe im atë thoshte gjithmonë se kur të iki unë dhe të mos jem më, mos i lejo të tjerët të qajnë dhe mos u mërzit. Se më duket se dhe i vdekur s’do gjej qetësi”, tha Rama.

Ndër të tjera, Ajeti ka treguar detaje rrëqethëse, kur mbesa e tij kishte ngelur nën rrënoja e ndërsa i kërkonte ndihmë gjyshit.

E dëgjoja atë të voglën: Gjyshiiii!  E vogla ka rezistuar, më shumë frika i mori jetën.”-ka vazhduar me tej Ajet Meçja në bisedën me kryeministrin Rama.

Ajet Meçja: Vajza e vogël kishte talent të pikturonte.

Edi Rama: Jo ca faleminderit.

Ajet Meçja: Plagët nuk shërohen, mbështetja është e pakufishme. Vetëm, njerzëllëku.

Edi Rama: Njeriu për njeriun është ose burim shqetësimesh ose burim ngushëllimi. Si mund të zgjidhet halli, por detyra për t’ia qarë hallin është shumë herë më e madhe se hallet e përditshme. Gjyshja ime thoshte vdekja zgjedh e nuk pyet për radhë. Shpesh herë zgjedh më të mirët. Ajo që na mbetet ne, është të jemi afër dhe të bëjmë maksimumin. Kemi marrë dhe masat e mbështetjes financiare momentale.

Ajet Meçja: Doja të kishte një hapësirë ligjorë që të mundësohej pensioni.

Edi Rama: Mos e ki problem.

Ajet Meçja: Kam qenë simpatizanti juaj prej shumë kohësh.Jam oficer policie që prej 1979.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga fatkeqësia e tërmetit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ajet mecja edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 ajet mecja edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll