Politike

“Nuk dua të prek lekë me dorë, as opozitën s’e pyes”/ Agron Duka shpreh gadishmërinë për tërmetin: Jam gati të ba

12 Dhjetor 2019, 06:54 Nga DOSJA
“Nuk dua të prek lekë me dorë, as opozitën s’e

Tiranë- Për situatën post tërmetit, Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste ka deklaruar se për rindërtimin e qytetit të tij të lindjes, Shijakut, është i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin Rama.

“Jam shijakas, kam lind dhe rrit në Shijak, i njoh shtëpitë e Shijakut me familje dhe numër anëtarësh. Nëse do të caktojë njeri në Shijak të shkoj unë por të mos prek lekë me dorë, por të monitoroj çdo lloj fondi që hidhet atje dhe mënyrën sesi. Të firmosin të dy palët dhe pastaj të bëhen investimet atje.Se pyes opozitën në këtë drejtim, le të më thërrasë.Ta monitoroj dhe të mos shkojë asnjë lek dëm. Jam gati ta bëj.”, u shpreh ai për “Ora News”.

Më tej ai gjithsesi nuk i ndali akuzat ndaj Ramës për këtë situatë, pasi u shpreh se po sillet si showmen në këtë situatë të rëndë

“Ai vazhdon të bëjë politikë dhe show sepse mundohet që këtë që ndodhi ta kthejë në favor të vet, piarin e ka të fortë, sajon ngjarje të tilla dhe më duket sikur po ndodh anasjellta. Ndërsa opozita po mundohet të nxjerrë në pah problemet reale që janë pos tërmetit, mazhoranca po bën show dhe politikë.”, tha Duka. 

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohen nga firmat e ndërtimit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron duka edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 agron duka edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll