Politike

Siguria nga 5G, Braçe nënshkroi vendimin: Zhvillim i rëndësishëm, e kemi vendosur bashkë me Amerikën

11 Dhjetor 2019, 19:43 Nga DOSJA
Siguria nga 5G, Braçe nënshkroi vendimin: Zhvillim i

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave për lejimin e teknologjisë 5G në Shqipëri. 

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Braçe shkruan se rrjeti 5G është një zhvillim i rëndësishëm teknologjik dhe mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

“Sot miratuam memorandumin e përbashkët me SHBA mbështetur fort në këto parime! Bashkë me SHBA kemi vendosur të tashmën e të ardhmen në këtë platformë zhvillimi!,”-shkruan ndër të tjera Braçe. 

Reagimi i plotë:

PO, DO TE KEMI #RRJETIN5G NE SHQIPERI!SI ZHVILLIM SHUME I RENDESISHEM TEKNOLOGJIK, EKONOMIK, SOCIAL!POR KONKURUES, I SIGURT PER QYTETARET E JETEN E TYRE,NE RESPEKT TE LIRIVE DHESHTETIT LIGJOR! Sot miratuam MEMORANDUMIN E PERBASHKET ME SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES,mbeshtetur fort ne keto parime! Bashke me SHBA kemi vendosur te tashmen e te ardhmen ne kete platforme zhvillimi!

Vendimi për rrjetin 5G është marrë në mbledhjen e sotme të ministrave dhe është nënshkruar nga vetë Braçe, pasi kryeministri Edi Rama mungoi në mbledhje. 

 

Trendi më i ri është rrjeti 5G që do të sjellë shumë risi në përdorimin fleksibël të internetit. Në Shqipëri rrjeti 5G është promovuar nga Qeveria dhe Edi Rama. Por zëra nga qeveria kanë dalë kundër 5G-së dhe kanë kërkuar që të ketë shumë kujdes. Po ashtu dhe SHBA ka bërë disa herë thirrje shtetit shqiptar që të kënë kujdes me implementimin e 5G.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace frika nga 5g rrjeti 5g ne shqiperi erion brace frika nga 5g rrjeti 5g ne shqiperi

Sondazh

Poll