Politike

Meta takon ekipin izraelit në Durrës: Punë e shkëlqyer në ndihmë të prekurve nga tërmeti tragjik

12 Dhjetor 2019, 08:15 Nga DOSJA
Meta takon ekipin izraelit në Durrës: Punë e shkëlqyer

TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta mbrëmjen e djeshme është takuar me ekipin izraelit në Durrës, ku kanë inspektuar sëbashku dëmet pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit falenderon ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë.

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë”, shkruan Meta në Facebook.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet ende dhe numri i paslëkundjeve ka shkuar në mbi 1000. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Nga ana tjetër Prokuroria ka nisur hetimet për të vërtetuar nëse ka pasur abuzime me ndërtimet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ekipi izraelit ilir meta meta ne durres tragjedia e 26 nentorit 2019 ekipi izraelit ilir meta meta ne durres tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll