Bota

Haradinaj flet për marrëdhëniet me Serbinë: Shumë shpejt do të zgjidhet gjithçka

8 Mars 2019, 19:37 Nga DOSJA
Haradinaj flet për marrëdhëniet me Serbinë: Shumë

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me raportin që Kosova ka me Serbinë. Teksa ishte i pranishëm në kujtimin e dhjetëvjetorit të Partisë së Re Demokratike Haradinaj u shpreh në një deklaratë për mediat se shumë shpejt problemet me Serbinë do të zgjidhen.

 “Vendimi i Qeverisë sonë nuk është i drejtuar kundër popullit boshnjak, pasi që e dini si i kemi raportet me boshnjakët e Prizrenit, por edhe më të gjithë boshnjakët që jetojnë në Ballkan. Unë besoj se vështirësitë që kemi në raport me Serbinë, shumë shpejtë do të zgjidhen dhe do të kemi të gjithë një jetë më të mirë në rajon, dhe Kosova do të arrijë qëllimet e veta, që të anëtarësohet së shpejti në OKB, që do të mundësonte një jetë më të mirë dhe zhvillim ekonomik,”- ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj në fjalën e tij.

Marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është acaruar akoma më shumë së fundmi me vendosjen e taksës 100% nga Koosva për importet serbe dhe Bosnjë-Hercegovinase.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni haradinaj per serbine kosove kosove-serbi ramush haradinaj serbi taksa ndaj serbise haradinaj per serbine kosove kosove-serbi ramush haradinaj serbi taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll

Bota 8 Mars 2019, 09:00

Konflikti Indi-Pakistan, një mashtrim i madh

Incidentet e fundit të ndodhura mes Indisë dhe Pakistanit kanë ngjallur, jo pak, kureshtjen e mediave në mbarë botën. Raportet mes dy vendeve fqinje të pajisura...