Bota

U arrestua për mashtrim, mjeku që ‘shëronte xhindet’ tenton të vetëvaret në qeli

8 Mars 2019, 16:18 Nga DOSJA
U arrestua për mashtrim, mjeku që ‘shëronte xhindet’

KOSOVË– Mjeku popullor Hysri Peqani i njohur si Burdushi, ka tentuar të vetëvaret në qelinë e paraburgimit. Sipas njoftimit zyrtar nga policia e Kosovës, Peqani ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur me çarçafin e shtratit që kishte në qeli. Po zhurmat e bëra nga mjeku kanë vënë në lëvizje efektivët, të cilët e kanë ndaluar në kohë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur para dy javësh në paraburgimin e Prizrenit. Burdushi nga Kosova u arrestua para dy muajsh nën akuzat e mashtrimit ndaj klientëve. Këta të fundit kërkonin shërim tek mjeku popullor kundrejt shumave të konsiderueshme të parave.

Njoftimi paraprak nga policia

Me datën 25.02.2019, rreth orës 05:00 të mëngjesit, i paraburgosuri H.P. ka tentuar të bëjë vetëvrasje, me ç’rast si mjet ka përdorur çarçafin e shtratit, i cili është në dhomën e tij. Pasi është dëgjuar një zhurmë në dhomë, zyrtarët korrektues kanë reaguar shpejt dhe kanë parandaluar një tentativë të tillë ende pa filluar (d.m.th. në fazën fillestare).

Mjeku popullor ishte bërë mjaft i njohur për shqiptarët. Peqani ka qenë i ftuar edhe në disa emisione televizive, ku ka treguar se është i aftë t’i ‘shërojë’ njerëzit nga xhindet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni burdushi hysri peqani kosove mjeku popullor tenton vetevrasjen sheruesi i xhindeve burdushi hysri peqani kosove mjeku popullor tenton vetevrasjen sheruesi i xhindeve

Sondazh

Poll

Bota 8 Mars 2019, 09:00

Konflikti Indi-Pakistan, një mashtrim i madh

Incidentet e fundit të ndodhura mes Indisë dhe Pakistanit kanë ngjallur, jo pak, kureshtjen e mediave në mbarë botën. Raportet mes dy vendeve fqinje të pajisura...