Bota

Konflikti Indi-Pakistan, një mashtrim i madh

8 Mars 2019, 09:00 Nga DOSJA
Konflikti Indi-Pakistan, një mashtrim i madh

Incidentet e fundit të ndodhura mes Indisë dhe Pakistanit kanë ngjallur, jo pak, kureshtjen e mediave në mbarë botën. Raportet mes dy vendeve fqinje të pajisura me armë bërthamore u përkeqësuan edhe më tej kur avionë nga të dyja palët u përfshinë në një luftim për së afërmi përgjatë kufirit të diskutueshëm të Kashmirit. India dhe Pakistani thanë që kanë rrëzuar avionët e njëra-tjetrës dhe një pilot indian mbeti i kapur peng.

Mirëpo sipas një analize të bërë nga opinionisti Ferhad Manjoo e gjitha kjo ishte një mashtrim i ‘internetit’. Një analizë shumë interesante që na tregon se si internet ka ndikuar në këtë konflikt duke e zmadhuar dhe duke e përgënjeshtruar.

Ne të gjithë e dimë që interneti është bërë i pandashëm nga gjithçka tjetër. Rrjetet sociale tani janë thellësisht të përfshira në kulturën botërore, saqë ndjehet e papërgjegjshme të mendosh për ta si një forcë ekzogjene. Kur është fjala për keqinformime intërneti është ‘mashtruesi’ më i madh. Kjo ‘makineri mashtrimi’ është e ndarë në disa pjesë ku mund të përmendim politikanët dhe personazhët e showbiz-it që gjithashtu kanë një ndikim shumë të madh në mbarë opinionin publik.

Ndërsa këta lojtarë përshtaten me një politikë dixhitale, ata infektojnë dhe infektohen nga mundësitë e reja për dezinformimin. Është në bashkimin e të gjitha këtyre forcave që ju vijnë në ankthin e vërtetë: një shoqëri në të cilën gënjeshtra të vogla dhe të mëdha kanë përhapur çdo diskutim, nëpër çdo medium.

Opinionisti na e sjell çeshtjen Indi-Pakistan si një gënjeshtër të madhe mediatike. “Gënjeshtrat fluturoheshin në të gjitha mediat: ato ishin shtrirë në Facebook, Twitter dhe WhatsApp; ato ishin shtrirë në TV; ka pasur gënjeshtra nga politikanët; ka pasur gënjeshtra nga qytetarët.”

Shumë nga gënjeshtrat ishin të drejtuara dhe nuk ishin shenja të pafajshme në ‘mjegullën e luftës’, por përpjekjet për të diskredituar armikun, për të rritur krenarinë nacionaliste, për të turpëruar të gjithë ata që nuk arritën të vendosnin një marrëveshje.

Gënjeshtra filloi menjëherë pasi forcat indiane sulmuan atë që ata e përshkruan si një kamp trajnimi terrorist në një qytet pakistanez të quajtur Balakot. Qeveria indiane nuk ofroi dëshmi vizuale për efektivitetin e sulmeve të saj dhe ende ka debate mes politikanëve indianë rreth asaj që u godit. Ushtria pakistaneze nxorri shpejt fotografi nga Balakoti duke treguar shumë dëme.

Mediat pakistaneze u mbushën me foto të avionit indian qe sulmoi Pakistanin duke i quajtur si pamje ekskluzive.

Pra e gjithë kjo mosmarrëveshje, u pasqyrua nga të dyja mediet e vendeve në konflikt dhe ato ‘mashtruan’ me pamje dhe informacione, duke shpërndarë foto dhe video që u interesonin në dobi të tyre.

Media u përdor si një ‘makineri’ dezinformimi duke zmadhuar konfliktin dhe duke nxitur një luftë mes dy fqinjëve.

Burimi: The New York Times

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota interneti konflikti indi-pakistan mashtrim media interneti konflikti indi-pakistan mashtrim media

Sondazh

Poll