Bota

Wikileaks/ Refuzoi të dëshmonte, burgoset ish-analistja e zbulimit të ushtrisë

8 Mars 2019, 17:10 Nga DOSJA
Wikileaks/ Refuzoi të dëshmonte, burgoset ish-analistja e zbulimit

SHBA– Ish-analistja e zbulimit të ushtrisë Chelsea Manning është burgosur pasi ka refuzuar të dëshmojë kundër në jurinë që heton Wikileaks. Gjykatësi i rrethit të SHBA, Claude Hilton urdhëroi arrestimin e Manning të premten pas një seance të shkurtër në të cilën ish-analistja konfirmoi se nuk ka ndër mend të dëshmojë.

Gjykatësi është shprehur se ajo do të mbetet e burgosur derisa ajo të dëshmojë. Të mërkurën kur ajo u paraqit para jurisë së madhe në Aleksandri, Manning tha se ajo kishte lajmëruar avokatët e saj mbrojtës. Ajo tha se tashmë i është përgjigjur çdo pyetjeje thelbësore gjatë gjyqit të saj të vitit 2013 dhe është e përgatitur të përballet me pasojat e refuzimit për t’u përgjigjur përsëri. Manning tha se pyetjet që asaj iu pyetën të mërkurën “i përkisnin zbulimeve të mia të informacionit për publikun në vitin 2010.”

Avokatët e Manning kishin kërkuar që ajo të dërgohej në “arrest shtëpie” në vend të burgut, për shkak të komplikimeve mjekësore që ajo po përballet nga ri-përcaktimi i gjinisë dhe sepse ajo tashmë është figurë publike.

Manning konfirmoi se hetimi kishte të bënte me publikimin e më shumë se 700,000 dokumenteve të klasifikuara lidhur me luftërat në Irak dhe Afganistan, që WikiLeaks i dha grupit për publikim në vitin 2010. Transgjinori, i cili ka qenë një analist i zbulimit të ushtrisë amerikane i njohur si Bradley Manning në atë kohë, u arrestua dhe u dënua me 35 vjet burg për ‘nxjerrjen në shesh të informacionit’.

Presidenti Barack Obama më vonë ndërhyri në dënimin e saj, duke e liruar në maj 2017. Ajo u bë një heroinë për aktivistët kundër luftës dhe anti-fshehtësisë dhe veprimet e saj ndihmuan që WikiLeaks të bëhej një forcë në lëvizjen globale.

Burimi: Daily Mail

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota chelsea manning claude hilton ish-analistja e zbulimit të ushtrisë shba wikileaks chelsea manning claude hilton ish-analistja e zbulimit të ushtrisë shba wikileaks

Sondazh

Poll

Bota 8 Mars 2019, 09:00

Konflikti Indi-Pakistan, një mashtrim i madh

Incidentet e fundit të ndodhura mes Indisë dhe Pakistanit kanë ngjallur, jo pak, kureshtjen e mediave në mbarë botën. Raportet mes dy vendeve fqinje të pajisura...