Bota

Delegacioni i rinisë anëtare në PPE, Presidenti Daul: Ka shumë punë që zgjedhjet të jenë të lira

8 Mars 2019, 10:34 Nga DOSJA
Delegacioni i rinisë anëtare në PPE, Presidenti Daul: Ka

Presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul duke iu referuar  problematikave në rajon, ka theksuar se sot ka shumë punë për të bërë që zgjedhjet të jenë më të vërtetë të lira, të ndershme dhe transparente.

Mesazhin Daul e ka dhene pas takimit me një delegacion të udhëheqësve të rinisë të partive anëtare në PPE, në Ballkanin Perëndimor, për të folur për aktualitetin në rajon, si dhe për perspektivat e rinisë lidhur me situatën politike.

Mesazhi i plotë

Takova një delegacion të udhëheqësve të rinisë të partive anëtare në PPE, në Ballkanin Perëndimor, për të folur për aktualitetin në rajon dhe për perspektivat e rinisë për situatën politike.

Rinia pëson e para nga korrupsioni sistematik dhe mungesa e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit ligjor, zhvillime që bllokojnë përparimin e suksesshëm të vendeve të tyre dhe e detyrojnë rininë t’i braktisin këto vende duke iu drejtuar emigracionit.

Por rinia është gjithashtu dhe një nga grupimet me të rëndësishme të alternativës së nevojshme: ne kemi nevojë për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe dedikimin e tyre të plotë drejt paqtimit në rajon, nëse ne dëshirojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë rrugëtimin e tyre demokratik dhe Europian.

Ne duhet të rivendosim besimin që ato kanë humbur tek institucionet demokratike në vendet e tyre dhe për përfaqësimin e tyre dhe interesit të tyre nga udhëheqësit e zgjedhur.

Mbi të gjitha, ç’ka ka të bëjë me gjithë rajonin, sa i përket zgjedhjeve, ka shumë punë për të bërë që ato të jenë më të vërtetë të lira, të ndershme dhe transparente.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni delegacioni i rinise joseph daul zgjedhje te lira delegacioni i rinise joseph daul zgjedhje te lira

Sondazh

Poll

Bota 8 Mars 2019, 09:00

Konflikti Indi-Pakistan, një mashtrim i madh

Incidentet e fundit të ndodhura mes Indisë dhe Pakistanit kanë ngjallur, jo pak, kureshtjen e mediave në mbarë botën. Raportet mes dy vendeve fqinje të pajisura...