Bota

Parregullsitë në zgjedhjet e 2013/ Dënohet me 3 vite e 2 muaj burg Menduh Thaçi

8 Mars 2019, 13:09 Nga DOSJA
Parregullsitë në zgjedhjet e 2013/ Dënohet me 3 vite e 2 muaj

Maqedonia e  Veriut- Me tre vite e dy muaj burg është dënuar kryetari i PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi për veprën penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Thaçi nuk ka qenë sot i pranishëm në seancën gjyqësore teksa u dha vendimi.

Dënimi më i madh i dhënë Bedredi Ibraimit me 4,5 vjet burg, i cili ishte anëtar i KSHZ-së nga rradhat e PDSH-së në kohën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Prokurorja Fatime Fetai, pas dhënies së vendimit nga ana e trupit gjykues me 3.2 vite burg për ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov, i ka kërkuar trupit gjykues që ai të shkojë menjëherë në paraburgim, për shkak të dyshimeve për arratisje, ndërsa për të dënuarit e tjerë ka kërkuar masa shtesë sigurie.

Po këshu me nga tre vite burg janë dënuar edhe  anëtarët e KSHZ -së, Aneta Stefanovska, Sasho Scev.

Këto vendime janë marrë në seancën e sotme gjyqsore në sajë të çështjes “Titanik 2”, pas  akuzave për parregullësi zgjedhore në zgjedhjet lokale të 2013 në Maqedoninë e  Veriut.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bedredi ibraimit çështja titanik 2 maqedonia e veriut menduh thaci denimi me 3 vite sasho mijallkov zgjedhjet lokale 2013 bedredi ibraimit çështja titanik 2 maqedonia e veriut menduh thaci denimi me 3 vite sasho mijallkov zgjedhjet lokale 2013

Sondazh

Poll

Bota 8 Mars 2019, 09:00

Konflikti Indi-Pakistan, një mashtrim i madh

Incidentet e fundit të ndodhura mes Indisë dhe Pakistanit kanë ngjallur, jo pak, kureshtjen e mediave në mbarë botën. Raportet mes dy vendeve fqinje të pajisura...