Sport

Kupa e Italisë/ Meret dërgon Napolin në turin tjetër, edhe Empoli avancon më tej…

Ndeshja e parë e Contes ishte pa gola: portieri priti dy penallti dhe vulosi kualifikimin. Më pas vijnë toskanët e Empolit, të cilët mposhtin Catanzaron 4-1. Verona çuditërisht jashtë, edhe Cesena dhe Cremonese kualifikohen

11 Gusht 2024, 08:30 Nga DOSJA
Kupa e Italisë/ Meret dërgon Napolin në turin tjetër, edhe

ITALI - Futbolli italian nis. Emocione shumë të forta në ndeshjet e para të kësaj të shtune në Kupën e Italisë, që na jep menjëherë një eliminim surprizë nga Seria A.

Napoli i Contes rrezikoi një humbje të bujshme në Kupën e Italisë, ku merr vetëm një barazim 0-0 me Modenën. Kështu ndeshja shkon te penalltitë, ku Cheddira gabon, duke vënë në rrezik kualifikimin e ish-kampionëve të Italisë.

Fatmirësisht për trajnerin, portiere Meret priti nga pika e bardhë gjuajtjet e Battistella dhe Zaro, duke siguruar hyrjen në fazën e 32-të të Kupës së Italisë. Azzurrët tani do të përballen me Parman apo Palermon, duke ëndërruar 1/16-ën kundër Lazios.

Empoli i ri i Roberto D'Aversa është ende një kantier në proces (ri)ndërtimi, por e nis sërish nga një fitore e madhe. Në fakt, toskanët e kaluan shkëlqyeshëm debutimin në Kupën e Italisë, duke mposhtur 4-1 Catanzaro dhe kanë kaluar në fazën e 32-të: golat u shënuan nga Fazzini (dopiedë), Colombo dhe Esposito.

Në turin tjetër të Kupës, Empoli do të sfidojnë fituesin e çiftit Torinos-Cosenza, me ëndrrën e derbit ndaj Fiorentinës. 

Hellas Verona i jep lamtumirën kompeticionit, duke shfaqur probleme të dukshme në mbrojtje: Coppola nuk mjafton për të shmangur humbjen 1-2 dhe për të kaluar në turin tjetrën, ku kalon  Cesena, që shënoi me Kargbo (44’) dhe 21-vjeçarin shqiptar Kristian Shpendin (49’). Verona ngushtoi me Tengstedt (75’).

Përparoi më tej edhe Cremonese, pas rezultatit 1-1, duke eliminuar Barin me penallti: vendimtare ishin gabimet e Vicarit dhe Oliverit te pika e bardhë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2024, 11:32

Ibrahimovic: "Ku ishte Zoti atëherë?"

ITALI - Zlatan Ibrahimovic ka kujtuar vdekjen e vëllait të tij Sapko, nga kanceri, dhjetë vjet më parë. "Para se vëllai im t&...