Sport

“Paris 2024”/ Mundësi ynë Islam Dudajev me fat, i krijohet mundësia të rikthehet në tapet dhe të luftojë për medalje të bronztë

Dudajev do të ketë përballë amerikanin Reteford. Dhe më pas do të ketë dhe dy ndeshje të tjera për të shkuar në zonën e medaljes së bronztë.

10 Gusht 2024, 19:05 Nga DOSJA
“Paris 2024”/ Mundësi ynë Islam Dudajev me fat, i krijohet

FRANCE - Mundësi iranian Rahman Amouzadkhalili, që mposhti mundësin shqiptar Islam Dudajev, është kualifikuar për në finalen e stilit të lirë, në peshën deri në 65 kg.

Ky sukses i iraniani është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, pasi mundësi ynë Dudajev futet sërish në garë dhe nesër do të ketë mundësinë që të garojë për medaljen e bronztë.

E në ripeshkim, Dudajev do të ketë përballë amerikanin Reteford. Dhe më pas do të ketë dhe dy ndeshje të tjera për të shkuar në zonën e medaljes së bronztë.

Në dy raundet e para, Dudajev fitoi me superioritet pikësh ndaj mundësit nga Samoa, Akazavai dhe u mund me superioritet pikësh në raundin çerekfinal nga iraniani Amouzad.

Gjithsesi tanimë vajtja në ripeshkim, ndërsa me petkun e Kampionit të Europës në peshën deri në 65 kilogram, është një shans më shumë për medalje për mundësin kuqezi Islam Dudajev. Gjithnjë tek e bronzta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2024, 11:32

Ibrahimovic: "Ku ishte Zoti atëherë?"

ITALI - Zlatan Ibrahimovic ka kujtuar vdekjen e vëllait të tij Sapko, nga kanceri, dhjetë vjet më parë. "Para se vëllai im t&...