Sport

Man.City koleksionon edhe një trofe të ri… Fund i çmendur në finalen e Community Shield, Man.United gabon te penalltitë

Pas një barazimi të çmendur dhe dy gola në fund (1-1), te penalltitë skuadra e Guardiolës ishte më e saktë… (7-6)

10 Gusht 2024, 18:35 Nga DOSJA

ANGLI - Nuk ka fitues brenda 90 minutave në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit, e vlefshme për finalen e Community Shield, edicioni i 102-të (Superkupa e Anglisë), luajtur në Wembley të Londrës.

Deri në momentet e fundit të ndeshjes nuk pati asnjë gol, kurse fundi ishte i çmendur, i mbushur me çaste mjaft dramatike. Gjithsesi, kampionët e Guardiolës e nisën me një trofe sezonin e ri në futbollin anglez.

Fillimisht Manchester United kaloi në epërsi në minutën e 82-të kur Garnacho, i cili realizoi pas asistimit nga Bruno Fernandes.

Por, shtatë minuta më pas, Bernardo Silva, i ardhur nga stoli, barazoi shifrat 1-1, duke e dërguar ndeshjen te penalltitë për të përcaktuar skuadrën fituese.

Këtu, Manchester City u tregua më i saktë, duke fituar 7-6 dhe merituar trofeun e Community Shield, pas tri finaleve të dështuara. Mallkimi u thye...

Për Manchester United nga pika e penalltisë gabuan Jason Sancho dhe Jonny Evans, ndërsa për ‘Cityzen’ gaboi Bernardo Silva.

Man.City koleksionon edhe një trofe të ri… Fund i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2024, 11:32

Ibrahimovic: "Ku ishte Zoti atëherë?"

ITALI - Zlatan Ibrahimovic ka kujtuar vdekjen e vëllait të tij Sapko, nga kanceri, dhjetë vjet më parë. "Para se vëllai im t&...