Sport

HISTORIKE! Shqipëria fiton medaljen e parë në një Olimpiadë, mundësi Çermen Valiev merr të bronztën në "Paris 2024"...

10 Gusht 2024, 20:00 Nga DOSJA

HISTORIKE! Shqipëria fiton medaljen e parë në një

FRANCE - Më së fundi, Shqipëria ka fituar medaljen e parë historike në një Olimpiadë. Kjo ka ndodhur para pak çastesh në sportin e mundes së lirë në Lojërat Olimpike "Paris 2024"

Kjo medalje e parë ka ardhur, falë fitores së mundësit kuqezi Çermen Valiev, i cili, fitoi me rezultatin 6-2 kundër mundësit Viktor Rassadin nga Taxhikistani, duke merituar medaljen e bronztë në peshën deri 74 kg.

HISTORIKE! Shqipëria fiton medaljen e parë në një

Valiev do të ngjitet në podium si vend i tretë, së bashku me amerikanin Dake, si dy fituesit e medaljeve të bronzta, teksa medalja e artë në këtë peshë u fitua nga mundësi i Uzbekistanit, Zhamalov, që mposhti në finale japonezin Takatani.

Kjo është medalje e parë për Shqipërinë, në dhjetë pjesëmarrjet e saj në Lojërat Olimpike që nga viti 1972, është një sukses në veçanti për sportin e mundjes.

Ajo ka ditur të qëmtojë dhe të natyralizojë si shqiptarë sportistë cilësor, si në rastin e rusit Çermen Valiev, i cili tani e ka shkruar emrin e tij në historinë e sportit shqiptar olimpik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2024, 11:32

Ibrahimovic: "Ku ishte Zoti atëherë?"

ITALI - Zlatan Ibrahimovic ka kujtuar vdekjen e vëllait të tij Sapko, nga kanceri, dhjetë vjet më parë. "Para se vëllai im t&...