Sport

Ibrahimovic: "Ku ishte Zoti atëherë?"

Vëllai i Ibrahimovicit, Sapko, vdiq nga kanceri në moshën 40-vjeçare, në vitin 2014. Zlatan kujton vdekjen e vëllait të tij, dhjetë vjet më parë

10 Gusht 2024, 11:32 Nga DOSJA
Ibrahimovic: "Ku ishte Zoti atëherë?"

ITALI - Zlatan Ibrahimovic ka kujtuar vdekjen e vëllait të tij Sapko, nga kanceri, dhjetë vjet më parë. "Para se vëllai im të vdiste nga leuçemia në moshën 40-vjeçare, i lutesha Zotit çdo ditë. Por ai vdiq. Ku ishte Zoti atëherë,”- thotë ai për "The Athletic".

Në librin e tij të fundit "Adrenalina: Historitë e mia të panjohura", Zlatan Ibrahimovic flet për herën e fundit para se vëllai i tij të largohej nga jeta tokësore.

“U ndjeva jashtëzakonisht i pafuqishëm, krejtësisht i padobishëm dhe plotësisht i shkatërruar”,- thotë ai në libër.

Zlatan u kthye në shtëpi dhe ishte me vëllain e tij në momentin e fundit të jetës së tij. Ai tregon se si është ndjerë gjatë varrimit, kur ishte gati të hidhte një lopatë dheu mbi arkivol.

"E hodha lopatën në tokë. Ta mbuloja do të thoshte të pranoja që ai kishte vdekur, por në kokën time Sapko ishte ende gjallë. Është e vështirë për mua të kuptoj që ai nuk është më këtu. Ai ishte shumë i vogël, ishte vëllai im. Unë shkova te familja ime dhe qava për të."

Dhjetë vjet pas vdekjes së vëllait të tij, Zlatan Ibrahimovic flet për incidentin nga një këndvështrim tjetër (më fetar) në një intervistë për 'The Athletic'. Ai është djali i një nëne katolike dhe një babai mysliman, por nuk i është përkushtuar një feje të caktuar.

"Unë besoj në respekt, nëse them "vetëm Zoti mund të më gjykojë", kujt i drejtohem? Vetes. Po ju jap një shembull. Kur më vdiq vëllai. Ku ishte Zoti atëherë? Ju falënderoni Zotin çdo ditë dhe luteni. Por ku isha unë atëherë? Ju jeni Zoti juaj dhe kjo është ajo në të cilën unë besoj”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll