Sport

VIDEO/ Edhe Trump e sulmon algjerianen Imane Khelif: “Urime boksieres, e cila nga burrë evoloi dhe u bë grua. E patë si fitoi ai!”

Donald Trump u tall me Imane Khelif duke e quajtur boksieren olimpike 'ai' dhe pretendon se ajo është transgjinore…

10 Gusht 2024, 21:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Edhe Trump e sulmon algjerianen Imane Khelif: “Urime boksieres, e

SHBA - Sulmet ndaj boksieres Imane Khelif nuk kanë të reshtur. Edhe Donald Trump ka rreaguar pas fitores të medaljes së artë nga ana e boksieres nga Algjeria, e cila akuzohet se nuk duhej lejuar të garonte me femrat.

Por disa orë pasi ajo triumfoi ndaj kinezes Yang Liu, algjeriania Khelif ishte objektivi i disa fjalëve tallëse nga Donald Trump në Montana, teksa ai iu drejtua një turme në një tubim në Bozeman. 

“Kush është ai që preferon të listojë meshkujt në garat e femrave? Unë dua të uroj vajzën e re, e cila evoloi dhe nga mashkull u bë femër. Ai... ajo fitoi të artën”, kanë qenë mendimet e Trump rreth argumentit, i cili ka marrë faqet e para të të gjithe mediave në të gjithë botën.  

Komentet e tij ishin të pasakta, pasi Khelif nuk është transgjinore, por ajo ka lindur femër, dhe sikurse është pohuar se ajo ka kromozome XY mashkullore, pasi bëri një test vitin e kaluar nën IBA, të cilët që atëherë kanë refuzuar në masë të madhe t'u përgjigjen pyetjeve se si funksionon procesi dhe e kanë pezulluar atë. 

Trump vazhdoi: “Po gruaja, gruaja e bukur, nga Italia? Ajo hyri atje dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Ajo është një boksiere shumë e mire, por vetëm kundër femrave të tjera.” Ai iu referua Angela Carinit, e cila u largua për 46 sekonda në luftën e saj me Khelif javën e kaluar, pasi u godit në hundë. Ajo ishte në lot dhe tha se kurrë nuk ishte goditur kaq fort më parë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2024, 11:32

Ibrahimovic: "Ku ishte Zoti atëherë?"

ITALI - Zlatan Ibrahimovic ka kujtuar vdekjen e vëllait të tij Sapko, nga kanceri, dhjetë vjet më parë. "Para se vëllai im t&...