Sport

"Paris 2024"/ Rikthehet në tapet mundësi kuqezi Çermen Valiev dhe fiton, medalja e bronztë tani një ndeshje larg për Shqipërinë

Mundësi kuqezi ka fituar 12-2 ndaj mundësit neutral Mahamedkhabib Kadzimahamedau. Pengesa e radhës për të do të jetë Viktor Rasadin nga Taxhikistani

10 Gusht 2024, 12:10 Nga DOSJA
"Paris 2024"/ Rikthehet në tapet mundësi kuqezi

FRANCE - Pasi mundësi uzbek Jazambek Jamalov, shkoi për në finale, mundësit tone kuqezi Çerman Valiev iu rikthye opsioni për të luftuar në ring për medaljen e bronztë në peshën deri 74 kg.

Kështu pengesa e parë në këtë rrugëtim për Çermen Valiev do të ishte mundësi netral Mahamedkhabib Kadzimahamedau, të cilin mundësi ynë e fitoi me rezultatin 12-2.

Tani, pasi mundësi ynë Çermen Valiev kaloi “pengesën” e parë do t’i duhet të masi forcat me mundësin Viktor Rasadin nga Taxhikistani, për të marrë medaljen e bronztë, e cila do të ishte e para për Shqipërinë. Kjo ndeshje do të  zhvillohet në orën 18:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2024, 11:32

Ibrahimovic: "Ku ishte Zoti atëherë?"

ITALI - Zlatan Ibrahimovic ka kujtuar vdekjen e vëllait të tij Sapko, nga kanceri, dhjetë vjet më parë. "Para se vëllai im t&...