Sport

Lee Carsley, trajneri i përkohshëm i Anglisë

Do të zëvendësojë Gareth Southgate te 'Tre Luanët'

9 Gusht 2024, 16:41 Nga DOSJA
Lee Carsley, trajneri i përkohshëm i Anglisë

ANGLI - Pritja ka marrë fund... për momentin. FA ka shpallur një trajner të ri për Anglinë: Lee Carsley promovohet nga U-21 për të marrë drejtimin e "Tre Luanëve" në mënyrë të përkohshme. Kështu ka bërë të ditur sot Federata Angleze e Futbollit.

Carsley, 50, i cili ka lindur në Angli, por ka luajtur ndërkombëtarisht për Irlandën, udhëhoqi skuadrën e Anglisë U-21 drejt titullit të Euros vitin e kaluar, duke mundur Spanjën në finale. Ai më parë ka drejtuar ekipin e Anglisë U-20 dhe ka pasur periudha të shkurtra në krye të Coventry, Brentford dhe Birmingham.

Për më tepër, siç shpjegohet në deklaratën e skuadrës angleze, "trajneri i respektuar ishte i përfshirë në tre turnetë e fundit të mëdhenj, duke mbështetur ekipin teknik në UEFA Euro 2020, Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar dhe UEFA Euro 2024 në Gjermani".

"Është një nder të bëj një hap përpara dhe të drejtoj këtë ekip të Anglisë edhe pse në mënyrë të përkohshme. Meqë i njoh shumë mirë lojtarët dhe ciklin ndërkombëtar të futbollit, ka kuptim për mua të drejtoj ekipin, ndërsa FA vazhdon procesin për të rekrutuar një të ri. Synimi im kryesor është garantimi i vazhdimësisë dhe objektivi ynë është të sigurojmë ngjitjen në Ligën e Kombeve”,- ishin fjalët e tij të para si trajner i ri i Anglisë.

Ndeshjet e para të Carsley si trajner i ekipit të Anglisë do të luajë kundër Irlandës dhe Finlandës në Ligën e Kombeve në shtator.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll