Sport

“Paris 2024”/ Ai fitoi medaljen e artë, por 'festa' e fitores nuk shkoi siç pritej…

Mohammad Hadi Saravi pësoi një fatkeqësi të vogël gjatë festës së tij akrobatike

8 Gusht 2024, 16:01 Nga DOSJA
“Paris 2024”/ Ai fitoi medaljen e artë, por 'festa' e

FRANCE - Mohammad Hadi Saravi është një nga mundësit më të mirë greko-romakë në kategorinë 97 kilogramë. Pas bronzit të tij në Tokio 2020, iraniani u ngjit në krye të podiumit në Paris, duke mposhtur armenin Artur Aleksanyan në finale.

Një sukses në një turne spektakolar, që kulmoi një medalje olimpik, pasi më herët ai kishte arritur gjithashtu tre medalje në kampionatet botërore dhe një të artë në Lojërat Aziatike në Hangzhou 2022.

Hadi Saravi ka dashur ta festojë në mënyrë madhështore medaljen e artë “Paris 2024”. Ai tentoi të kryente një ushtrim akrobatik, i cili nuk shkoi siç pritej. Ai nuk e përfundoi ushtrimin dhe u rrëzua me fytyrë në tokë.

Një rrëzim pa pasoja, pasi Saravi u ngrit në çast dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrë vazhdoi të festonte fitoren me tifozët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll