Sport

Dështon mundësi Abakarov në çerekfinale, shuhet edhe një shpresë e Shqipërisë për medalje në ‘Paris 2024’...

Ai humbi me rezultatin e thellë 12-0…

8 Gusht 2024, 13:07 Nga DOSJA
Dështon mundësi Abakarov në çerekfinale, shuhet edhe

FRANCE - Mundësi çeçen Zelimkhan Abakarov, i konvertuar në shqiptar, dështoi në ndeshjen e tij të dytë, në fazën çerekfinale, në peshën deri në 57 kilogramë, duke humbur me rezultatin e thellë 12-0.

Përballë mundësit të fortë indian Aman Aman, mundësi çeçeno-shqiptar Abakarov humbi në pjesën e parë 3-0, rezultat ky që u thellua në pjesën e dytë në 9-0, për ta mbyllur të gjithë takimin me rezultatin e përgjithshëm 12-0.

Pas kësaj ndeshjeje të dështuar të mundësit Abakarov, tek i cili kishte tepër pritshmëri, shuhet edhe një mundësi tjetër për Shqipërinë për të fituar një medalje olimpike.

Shpresat e vetme tani për Shqipërinë janë te dy mundësit e mbetur, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, të cilët do të konkurrojnë respektivisht më 9 dhe 10 gusht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll