Sport

Mundësi Abakarov fiton ndeshjen e parë për Shqipërinë në “Paris 2024”. Kualifikohet për më tej, rriten shpresat për medalje...

Në fund të ndeshjes rezultati jo vetëm barazohet në 6-6, por mundësi shqiptar Zelimkhan Abarakov kalon në epërsi 7-6 dhe shpallet fitues në peshën 57 kg, duke kaluar në turin çerekfinal

8 Gusht 2024, 11:45 Nga DOSJA
Mundësi Abakarov fiton ndeshjen e parë për Shqipërinë

FRANCE - Disiplina e mundjes prej ditësh ka nisur aktivitetin e saj në “Paris 2024”, por sot është një ditë e veçantë për Shqipërinë.

Zelimkhan Abakarov do të jetë gati për debutimin në këtë turne në mundjen stil i lirë për peshat deri në 57 kilogramë.

Për të vazhduar për më tej Abarakov do t’i duhet që të kalojë mundësin nga Guinea Bisau, Diamantino Iuna Fafe. Dueli në fjalë do të jetë i gjashti në program për disiplinën e mundjes.

Ndeshja ishte fortë dhe mundësi nga Guinea mori pikët e para, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve. Por ky rezultat, në fundin e ndeshjes barazohet në 6-6, madje mundësi shqiptar Abarakov kalon edhe në epërsi 7-6 dhe shpallet ai fitues në peshën 57 kg, duke kaluar për në turin çerekfinal.

Tanimë Abakarov në çerekfinale do të ndeshet me indianin Aman Aman, për të vijuar rrugën drejt medaljes së parë historike të Shqipërisë në Lojërat Olimpike. Përballja çerekfinale pritet të zhvillohet sot pas orës 13:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll