Sport

Marco Reus në LA Galaxy, përfundon gjithçka: marrëveshje totale, në ditët në vijim ai do të jetë në SHBA për vizita…

12 vitesh ai vendosi që në verë të mos rinovonte kontratën, duke u çliruar nga klubi që e rriti dhe e bëri të njohur në botën e futbollit…

8 Gusht 2024, 09:00 Nga DOSJA

Marco Reus në LA Galaxy, përfundon gjithçka: marrëveshje

GJERMANI - Ishte në ajër për disa kohë, tani gjithçka ka përfunduar: Marco Reus ka arritur një marrëveshje me Los Angeles Galaxy. Siç raportohet nga Fabrizio Romano, gjermani do të nënshkruajë kontratë deri në dhjetor 2025 me opsion zgjatjeje.

Në ditët në vijim ai do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vizitat mjekësore dhe për pasojë të mbyllë transferimin zyrtar.

Reus veshi fanellën verdhezi që në verën e vitit 2012 dhe pas 12 vitesh vendosi që në verë të mos rinovonte kontratën, duke u çliruar nga klubi që e rriti dhe e bëri të njohur në botën e futbollit, me të cilin ai fitoi 2 Kupa të Gjermanisë (në 2016 - 2017 dhe 2020 - 2021), 3 tituj si lojtari më i mirë i Bundesligës (në 2012, 2014 dhe 2019) dhe një Botëror me Gjermaninë në 2014. Dëmtimet e shumta e penguan atë të vendosej në nivele edhe më të larta, duke e munduar gjatë gjithë karrierës së tij.

Në 2023-2024 ai bëri 28 ndeshje në Bundesligë, Champions League dhe Kupën DFB, duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 5 asistime, si dhe duke marrë një karton të verdhë në 1800 minutat, në të cilat Terzic vendosi ta mbante në fushë. Keqardhja më e madhe e tij do të mbeten dy humbjet në finalen e Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll