Sport

Ja sa ka përfituar financiarisht amerikania Simone Biles për 4 medaljet Olimpike…

Gjimnastja amerikane fitoi 4 medalje në “Paris 2024” dhe do të përfitojë si shpërblim vetëm 125 mijë euro, shumë pak krahasuar me vende të japin mbi 100 mije për një medalje

8 Gusht 2024, 10:00 Nga DOSJA

Ja sa ka përfituar financiarisht amerikania Simone Biles për 4

FRANCE - Gjimnastja e famshme amerikane, Simone Biles, fitoi tre medalje të arta dhe një të argjendtë në Olimpiadën e Parisit, dhe nga shteti i saj për to ajo do të shpërblehet me pak më shumë se 125 mijë euro.

Një shifër mjaft e ulët kjo po të krahasohet me shtete të tjera, që i shpërblejnë sportistët e tyre vetëm për një medalje ari me shuma që shkojnë deri mbi 100 mijë euro.

Lojërat Olimpike “Paris 2024” për Simone Biles kanë përfunduar. Gjimnastja amerikane shpresonte ta bënte atë në mënyrë të plotë, duke fituar pesë medalje të arta, por nuk ia doli. Megjithatë, përvoja e saj në Paris ishte e jashtëzakonshme.

Biles fitoi katër medalje, tre ari dhe një argjendi. Ajo dështoi dhe nuk mori medalje vetëm në traun e ekulibrit, kur u rrëzua gjatë ekzekutimit të ushtrimeve të saj. Në total, ajo ka arritur të marrë në karrierë në olimpiadat ku ka marrë pjesë 11 medalje.

Çdo shtet i shpërblen mjaft mirë sportistët e vet për medaljet e fituara në Olimpiada. Por ndryshe nga të tjerët, amerikanët që marrin pjesë në Lojërat Olimpike, përfitojnë shumë më pak: 35.000 euro për medaljen e artë, 20.600 euro për medaljen e argjendtë dhe 15.000 për bronzin.

Pra, në total Biles, ka përfituar nga SHBA gjithsejt 125.600 euro. Shumë pak krahasuar me shtete të vogla që i shpërblejnë sportistët e tyre vetëm për një medalje atë artë me mbi 100 mijë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll