Sport

Zi e rëndë për Serginhon!... Ka humbur Diegon, djalin e tij 20-vjeçar

Lajm tragjik për familjen e ish-anësorit brazilian, i cili ka qëndruar gjithmonë pranë Milanit pas daljes në pension

8 Gusht 2024, 11:00 Nga DOSJA

Zi e rëndë për Serginhon!... Ka humbur Diegon, djalin e tij

ITALI - Zie e rëndë për Serginhon, ish-anësorin historik të Milanit. Aktualisht 53-vjeçari mban zi për vdekjen e djalit të tij Diego, vetëm 20 vjeç.

Mesazhet e simpatisë nga kuqezinjtë dhe më gjerë kanë nisur tashmë në rrjetet sociale: edhe vetë klubi Via Aldo Rossi i ka kushtuar një të tillë brazilianit.

"Ne mblidhemi rreth Serginhos dhe familjes së tij për vdekjen tragjike dhe të parakohshme të djalit të tij Diego. Gjithmonë në zemrat tona" postimi i publikuar në X nga Milan.

Menjëherë më pas ngushëllimeve iu bashkua edhe Interi : “FC Internazionale Milano i shpreh ngushëllimet familjes Serginho për vdekjen e parakohshme të djalit të tyre Diego”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll