Sport

VIDEO/ Portieri i Kombëtares Thomas Strakosha, gabon në mënyrë amatoreske, pëson gol nga porta në portë me AEK-un…

Goli që Strakosha pësoi nga porta në portë ishte i treti në këtë takim, i cili i kaloi armenët në epërsi 2-1.

7 Gusht 2024, 20:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Portieri i Kombëtares Thomas Strakosha, gabon në

ARMENI - Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, është befasuar në Armeni nga ‘homologu’ i tij, duke pësuar gol nga një distancë prej rreth 100 metra. Gabimi ishte i pafalshëm…

Portieri i FC Noah, Ognjen Cancarevic, e goditi topin nga zona e tij drejt portës kundërshtare, duke e mposhtur shqiptarin që mbron ngjyrat e AEK-ut, i cili kishte dalë përpara dhe nuk e llogariti mirë trajektoren e topit, që përfindoi në rrjetë.

Në këtë përballje të Conference League, ku drejtësinë e ndanë gjyqtarët nga Kosova, Visar Kastrati, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Mentor Ajeti, skuadra armene e Noah e mposhti AEK-un me rezultatin 3-1.

Goli që Strakosha pësoi nga porta në portë ishte i treti në këtë takim, pas të cilin armenët kaluan në epërsi 2-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll