Politike

Abuzimi me fondet e BE/ Apeli i GJKKO jep sot vendim për ankimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe 6 të tjerë

Beqaj dhe të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar zëvendësim të masave të sigurisë. Beqaj ka ofruar garanci pasurore 5 mln lekë për masë më të butë. Ndërsa bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj në seancën e para dy ditëve kërkoi masë më të butë sepse sipas tij ka dy fëmijë të mitur dhe nënën sëmurë.

7 Gusht 2024, 10:41 Nga N.F
Abuzimi me fondet e BE/ Apeli i GJKKO jep sot vendim për ankimin e masave
Beqaj

TIRANË- Ditën e sotme Apeli i Gjykatës së Posaçme do të japë vendimin për ankimin për masat e sigurisë e bërë nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe 6 tjerë të akuzuar për çështjen e SASPAC. Seanca do të mbahet në orën 13:00.

Beqaj dhe të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar zëvendësim të masave të sigurisë. Beqaj ka ofruar garanci pasurore 5 mln lekë për masë më të butë. Ndërsa bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj në seancën e para dy ditëve kërkoi masë më të butë sepse sipas tij ka dy fëmijë të mitur dhe nënën sëmurë.

Masat aktuale për 7 të akuzuarit janë: 

Arrest në burg

1- Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC

2- Ermal Kurtulaj –  Koordinator i projektit EUSAIR

Arrest në shtëpi:

3- Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landëays International’ –

4- Elton Marini – Menaxher futbollistesh  -ortak i shoqërisë private

5- Alfred Nikollaj – drejtori Administrativ i ‘Landëays International’

Detyrim paraqitje:

6- Bledar Leka

7- Bjona Zijaj – konsulente financiare

Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik të këtij viti dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).


Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.

ilir beqaj gjkko masa e sigurise

Sondazh

Poll