Politike

Ministri Hoxha takim me ambasadorin Alastair King Smith, qeveria britanike ndan një fond prej 1 milion stërlina për ndërtimin e godinës së komisariatit në Laprakë

Në lidhje me mbështetjen e qeverisë britanike për Policinë e Shtetit, ministri Hoxha nënvizon se së fundmi, qeveria britanike ka ndarë një fond 'grant' prej 1 milion stërlina për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë.

6 Gusht 2024, 15:22 Nga N.F
Ministri Hoxha takim me ambasadorin Alastair King Smith, qeveria britanike ndan
Takimi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka pritur në një takim në Tiranë ambasadorin, Alastair King Smith dhe diplomatë të ambasadës britanike. Gjatë këtij takimi ministri Hoxha ka biseduar me diplomatët  rreth bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe për çështje të tjera me rëndësi, me fokus asistencën britanike për Policinë e Shtetit.

Në një postim në rrjete sociale, Ministri i Brendshëm thekson se priti për një vizitë kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King Smith, i cili është në përfundim të mandatit të tij në Tiranë. Në bisedën e zhvilluar ata ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

"Ambasadori më siguroi që programet e asistencës për Policinë e Shtetit do të vijojnë sipas agjendës,” thuhet më tej në postimin e ministit.

Në lidhje me mbështetjen e qeverisë britanike për Policinë e Shtetit, ministri Hoxha nënvizon se së fundmi, qeveria britanike ka ndarë një fond 'grant' prej 1 milion stërlina për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë.

Sa i përket bashkëpunimit në të ardhmen, ministri i Brendshëm vë në dukje se së bashku me Ambasadorin Alastair King Smith, dhe diplomatët që e shoqëronin, folën edhe për tema të tjera në lidhje me bashkëpunimin dypalësh.

"Presim të vijojmë bashkëpunimin dhe forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona," thuhet më tej në reagim.

ministri i brendshëm ervin hoxha alastair king smith tirane

Sondazh

Poll