Politike

Berisha ndan foto nga ura e dëmtuar, komentuesit zbulojnë se ajo nuk është e ndërtuar në Shqipëri (FOTO)

Ndërkohë ndjekësit e tij kanë kryer disa kërkime në internet ndërsa ka rezultuar se kjo ure nuk ekziston në Shqiperi po është e ndërtuar jashtë vendit. Fotoja e publikuar nga Berisha rezulton se është publikuar nga faqja Civil Engieering Discoveries, një faqe e specializuar në çështjet e inxhinierisë.

7 Gusht 2024, 09:55 Nga N.F
Berisha ndan foto nga ura e dëmtuar, komentuesit zbulojnë se ajo nuk
Postimi i Berishës

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha së fundmi ka publikuar pamje të një këmbë ure e cila është e dëmtuar ndërsa ka hedhur akuza se janë kryer vjedhje. Berisha gjithashtu ka ndarë edhe pamje të urës e cila duket shumë e dëmtuar ndërsa në foto shkruan se kush është arkitekti.

“Kjo urë quhet “Ura Rilindja”! Sapo hyri në përdorim u shemb! Vjedhje, vjedhje në çdo gjë vjedhje!", shkruan Berisha. 

Ndërkohë ndjekësit e tij kanë kryer disa kërkime në internet ndërsa ka rezultuar se kjo ure nuk ekziston në Shqiperi po është e ndërtuar jashtë vendit. Fotoja e publikuar nga Berisha rezulton se është publikuar nga faqja Civil Engieering Discoveries, një faqe e specializuar në çështjet e inxhinierisë.

Kjo faqe në maj të vitit 2018 ka postuar një grup prej 27 fotosh të urave me kollona të dëmtuara, nga e gjithë bota, në të cilën ndodhet edhe ura e denoncuar nga Berisha, por që nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë. Komentuesit nuk kanë nguruar që të korrigjojnë Berishën ndërsa shkruajnë se kjo urë nuk është në Shqipëri.

berisha ure e dem ko

Sondazh

Poll