Politike

PD kërkon t’i hiqet mandati deputetit socialist, Vullnet Sinaj: Ka përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit me 9 kompanitë e tij private

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, PD thotë se nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sinaj në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.

6 Gusht 2024, 16:25 Nga N.F
 
PD kërkon t’i hiqet mandati deputetit socialist, Vullnet Sinaj: Ka
foto ilustruese

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do t’i kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, PD thotë se nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sinaj në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.

“Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.

Deputeti Vullnet Sina i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, rezulton se qënka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

Mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit, është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend“, thuhet në njoftimin e PD.

vullnet sina pd

Sondazh

Poll