Politike

Kërkesa e Belerit për ngritjen e shkollës së mesme në gjuhën greke, Vangjel Tavo: Do vlerësohet dhe do zgjidhet konform ligjeve

Tavo foli dhe për prioritetet e këtyre në këto tre vite të mandatit të tij.

6 Gusht 2024, 20:10 Nga E. D
Kërkesa e Belerit për ngritjen e shkollës së mesme në
Vangjel Tavo

HIMARË- Kryetari i ri i Bashkisë së Himarës Vangjel Tavo i është përgjigjur eurodeputetit Fredi Belerit për kërkesën ne tij në lidhje me shkollën minoritare greke në Himarë. Në një intervistë për Top Channel, Tavo foli dhe për prioritetet e këtyre në këto tre vite të mandatit të tij.

Pjesë nga intervista:

Elda Menga: Ndërkohë një shkrim pas fitores tuaj e ka bërë dhe Fredi Beleri nga burgu ku ka pasur disa kërkesa për ju, duke nisur nga më kryesorja dhënia e titujve të pronësisë, ngritja e një shkolle të mesme për minoritarët në Himarë dhe ngritja e një shkolle turizmi.

Tavo: Çështja e dhënies së titujve është një angazhim personal i kryeministrit z.Rama ka nisur procesi i certifikimit të pronave dhe do përfundojë ditën që do ta marrë dhe banori i fundit i Himarës certifikatën e vet. Duke pasur parasysh çdo gjë tjetër që z.Beleri thekson padyshim që çdo gjë që është kompetencë e Bashkisë do vlerësohet dhe do zgjidhet konform ligjeve të shtetit shqiptar.

Menga: Kur të uleni në karrigen e kryetarit të bashkisë Himarë, cila do jetë detyra juaj e parë i juaji?

Tavo: Sigurisht prioritet është turizmi, ka dhe shumë punë të tjera që duhen zgjidhur, por turizmi është prioritet i prioriteteve.

vangjel tavo

Sondazh

Poll