Politike

Kë të besojmë për ushqimet? Dikur Rama reklamonte aparatin që sot Ministrja e tij e hedh poshtë

Por një seri projekt-vendimesh të shpallura për konsultim nga nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në qershor e cenojnë këtë status.

6 Gusht 2024, 22:40 Nga I.A

Kë të besojmë për ushqimet? Dikur Rama reklamonte aparatin

TIRANË- Videoja e Gazetarit Blendi Fevziu me aparatin që mat nitratin në perime dhe fruta ka bërë xhiron në rrjet por edhe ka bërë që të ngrihet alarmi në produktet bujqësore që ne konsumojmë. Por këtë video që bëri xhiron e rrjetit, Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj doli me shpejtësi dhe e përgënjeshtroi. Ajo ka deklaruar se i vetmi institucion që certifikon produktet është Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).

“Institucioni që është përgjegjës për të gjitha analizat laboratorike është ISUV, një institucion shtetëror i fokusuar në akreditimin e testeve laboratorike. Sot jemi 1361 kontrolle. Gjurmohet edhe ku ka produkte që mund të ketë përmbajtje të lartë të disa produkte si nitrati. Duhet të heqim dorë nga pajisje që nuk janë të certifikuara”, tha ministrja Denaj.

Ndërkohë që të njëjtën aparaturë që Ministrja Denaj e konsideroi “të pacertifikuar” e ka përdorur vetë kryeministri Edi Rama disa vite më parë. Në faqen e tij në Facebook është ende ky publikim i 13 qershorit 2018 kur kreu i qeverisë tregonte si domatja shqiptare është e pastër dhe eksportohet në BE.

“Vetëm një kompani shqiptare, ka grumbulluar dhe eksportuar deri tani mbi 6000 ton domate e kultura të tjera bujqësore, në 12 vende të Bashkimit Europian dhe analizat e kanë nxjerrë përqindjen e mbetjeve kimike në domaten shqiptare e në të tëra kulturat e tjerat, nën normën e lejuar nga BE-ja [????]  Dhe e dyta, asnjë, absolutisht asnjë produkt bujqësor shqiptar i eksportuar këtë vit në vendet e BE-së, nuk ka rezultuar mbi normën e lejuar të mbetjeve kimike në hapësirën europiane [????] ” – shkruante ndër të tjera Rama në atë kohë.

blendi fevziu  edi rama

Sondazh

Poll