Sport

“Paris 2024”/ Zhgënjen Luiza Gega, shuhet edhe një shpresë e Shqipërisë për medalje

Atletja shqiptare Luiza Gega ka debutuar ditën e sotme në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”. Ajo u rendit në vendin e 9-të në batarinë e dytë të garës 3000 m/p.

4 Gusht 2024, 10:47 Nga DOSJA

“Paris 2024”/ Zhgënjen Luiza Gega, shuhet edhe një

FRANCE - Shqipërisë iu shua edhe një shpresë për të fituar një medalje olimpike në garat e atletikës…

Atletja e njohur kuqezi Luisa Gega garoi në baterinë e dytë, por nuk arriti që të japë më të mirën e saj dhe nuk ka mundur që të kualifikohet për në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa për femra.

Ajo mbylli e garën me kohën 9.27.41 dhe u rendit në vendin e 9-të në baterinë e dytë, nj[ rezultat zhgënjyes, krahasuar me kohën e saj më të mirë dhe rekordin e saj kombëtar.

Përfundon këtu aventura e Luiza Gegës në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”. Tani shpresa shqiptare për të fituar qoftë edhe një medalje, kanë mbetur tek sporti i mundjes…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Gusht 2024, 08:00

Ancelotti: "Humbja? Po çmendemi”...

SHBA - I dolën nga zemra fjalët Carlo Ancelottit, kur u pyet për humbjen ndaj Barçës dhe shqetësimin e tij: "Po...