Sport

Ronaldo kthehet në Al Nassr me synimin për Superkupën...

Pas një muaji pushime pas eliminimit të Portugalisë nga Euro 2024, CR7 i bashkohet ekipit të Luís Castros në Marbella

4 Gusht 2024, 10:30 Nga DOSJA

Ronaldo kthehet në Al Nassr me synimin për Superkupën...

SPANJE - Mirupafshim pushime! Cristiano Ronaldo është rikthyer në aksion, një muaj pas lamtumirës së Portugalisë në Euro 2024, e eliminuar në çerekfinale nga Franca.

Kapiteni i Al Nassr do t'i bashkohet bashkëlojtarëve të tij nga skuadra e trajnerit Luís Castro sot në kampin stërvitor që po zhvillon në Marbella të Spanjës, pas një minicikli në Algarve.

Al Nassr luajti gjashtë ndeshje në territorin portugez dhe fitoi vetëm një, kundër  Marítimo (1-0). Ata humbën ndaj FC Porto (0-4) dhe Portimonense (0-1) dhe barazuan me Farense (1-1), Lusitano de Évora (0-0) dhe Louletano (1-1).

Në Marbella, skuadra saudite do të luajë dy miqësore. E para, në të cilën CR7 nuk duhet të jetë, të dielën, kundër Granadës dhe e dyta, ku sulmuesi portugez duhet të 'ndiejë barin, të enjten, kundër Almerías.

Al Nassr e nis zyrtarisht sezonin më 14 gusht, kundër Al Taawon, në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite. Në gjysmëfinalen tjetër do të jenë Al Hilal, skuadra e Jorge Jesus dhe Al Ahli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Gusht 2024, 08:00

Ancelotti: "Humbja? Po çmendemi”...

SHBA - I dolën nga zemra fjalët Carlo Ancelottit, kur u pyet për humbjen ndaj Barçës dhe shqetësimin e tij: "Po...