Aktualitet

Situata kritike në Shëngjin/ Në lagjen e Portit ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litra, kërkohet evakuimi i banorëve (VIDEO)

Gjithashtu në lagjen e portit në Shëngjin është kërkuar evakuimi i banorëve pasi ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe.

30 Korrik 2024, 18:35 Nga E. D
Situata kritike në Shëngjin/ Në lagjen e Portit ndodhet një
zjarri ne shengjin

SHËNGJIN- Vijon të jetë alarmante situata në Qarkun e Lezhës, veçanërisht në Shëngjin, si pasojë e flakëve. Pavarësisht se në operacion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe avionët e posaçëm, duket se situata mbetet e rëndë.

Gjithashtu në lagjen e portit në Shëngjin është kërkuar evakuimi i banorëve pasi ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe. Ndërkohë ekipe zjarrfikësisht, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët.

zjarri ne shengjin

Sondazh

Poll