Aktualitet

Situata e zjarreve në Lezhë arrin në pikë kritike/ Flakët rrethojnë restorin tek 'Rana e Hedhun', evakuon të gjithë banorët e pushuesit e zonës

Mësohet se tashmë zjarri ka djegur edhe 2 bare në zonën e plazhit i ndihmuar fatkeqësisht edhe nga era e cila po e përhap më tej.

30 Korrik 2024, 16:41 Nga E. D
Situata e zjarreve në Lezhë arrin në pikë kritike/
pamje nga zjarri

SHËNGJIN- Situata në e zjarreve në Lezhë është përkeqësuar, pasi policia ka urdhëruar evakuimin e të gjithë banorëve të zonës. Mësohet se tashmë zjarri ka djegur edhe 2 bare në zonën e plazhit i ndihmuar fatkeqësisht edhe nga era e cila po e përhap më tej.

Ndërkohë që po vijon puna për të vënë nën kontroll flakët, pushuesit dhe banorët janë larguar nga zona. Gjithashtu reth orës 14:30 minuta flakët kanë zbritur edhe në bregdet duke djegur çadra plazhi dhe një lokal. Flakët kanë rrethuar 'Inheritor resort'.

Po ashtu forca zjarrfikëse po përpiqen të shuajnë flakët me qëllim që të mos i afrohet godinës. Nga përfshirja e madh e zjarrit nuk kanë munguar as shpërthimet. Në ndihmë të shuarjes së flakëve janë angazhuar disa zjarrfikëse nga disa qytete por dhe një helikopter.

zjarri ne shengjin

Sondazh

Poll