Aktualitet

Aksident në Durrës, 44-vjeçari përfundon në spital

Mësohet se një 66-vjeçar me iniciale E.M ka përplasur me mjetin e tij një 44-vjeçar me iniciale F.M. i cili po lëviste me një motomjet.

30 Korrik 2024, 17:26 Nga E. D
Aksident në Durrës, 44-vjeçari përfundon në spital
fotot ilustruese

DURRËS- Një aksident ka nodhur mbasditen e sotme në Durrës. Mësohet se një 66-vjeçar me iniciale E.M ka përplasur me mjetin e tij një 44-vjeçar me iniciale F.M. i cili po lëviste me një motomjet. Si pasojë e dëmtmeve 44-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak/ Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Plepa-Durrës, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 66 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. M., 44 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 44-vjeçari i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne durres

Sondazh

Poll