Aktualitet

RENEA-s drejt Belgjikës, arrihet marrëveshja mes dy vendeve, Leonard Duka pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë

Gjithashtu bëhet me dije se policia e Shtetit ka nisur një ekip RENEA për sjelljen e Leonard Dukës në Shqipëri.

30 Korrik 2024, 17:05 Nga M.B
RENEA-s drejt Belgjikës, arrihet marrëveshja mes dy vendeve, Leonard

TIRANA- Leonard Duka pritet të ekstradohet në Shqipëri teksa mësohet se me Belgjikën është gjetur marrëveshje për të sjellë kundërshtarit të Ervis Martinaj në vend. Gjithashtu bëhet me dije se policia e Shtetit ka nisur një ekip RENEA për sjelljen e Leonard Dukës në Shqipëri.

Leonard Duka u arrestua Bruksel në shkurt të viti 2023 për vrasjen e Santiago Malkos, i cili ishte njeriu i besuar i Ervis Martinaj. Gjatë aksionit, policia ndërhyri në lagjen ku jetonte Muhamet Duka, duke hequr me shume se 13 kamera sigurie te vendosura në rrugë. Ervis Martinaj, i cili është i kërkuar nga drejtësia, vazhdon të jetë i zhdukur që prej gushtit të 2022 dhe policia nuk ka asnjë gjurmë të tij

leonard duka

Sondazh

Poll