Aktualitet

Fier/ Makina përfundon e përmbysur në një parcelë bujqësore, lëndohen tre persona

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

30 Korrik 2024, 16:53 Nga S.B
Fier/ Makina përfundon e përmbysur në një parcelë
pamje nga ngjarja

FIER- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bëlinë të Fierit. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke përfunduar e përmbysur në një parcelë bujqësore.

Bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

fier aksident

Sondazh

Poll