30 Korrik 2024, 16:52
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën me zjarrin në Mal Shëngjin të Lezhës. Ministria thotë se situata me vatrën e zjarrit është problematike dhe se përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor është angazhuar për shuarjen e flakëve edhe helikopteri Cougar. Në njoftim thuhet se si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e bauara dhe bizneset në zonë.
Ministria e Mbrojtjes shton se janë marr masat në kohë për evakuimin e tyre, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut. Gjithashtu ministria u bën thirrje banorëve të bashkëpunojnë me forcat e policisë dhe zjarrfikësit në rast nevojë për evakuim.
Në njoftim thuhet dhe se pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri.
Njoftimi:
Situata e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, bashkia Lezhë
Pavarësisht punës së pandërprerë të forcave opreaionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin është problematike. Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor është angazhuar për shuarjen e flakëve edhe helikopteri Cougar, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e bauara dhe bizneset në zonë. U morën masat në kohë për evakuimin e tyre, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut.
Ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë gjithë natës me 60 forca zjarrfikëse. Ndërsa sot veç helikopterit Cougar po punojnë edhe 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale. Pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri. Situata vijon të mbetet problematike pavarësisht gjithë angazhimit në nivel kombëtar.
U bëjmë thirrje banorëve të bashkëpunojnë me forcat e policisë dhe zjarrfikësit në rast nevojë për evakuim. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmën e dhënë! Puna po vijon edhe në disa vatra të tjera ë vijojnë të jenë aktive në qarqet Korçë, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan.
zjarret ne vend
Aktualitet
30 Korrik 2024, 16:41
E. D
pamje nga zjarri
SHËNGJIN- Situata në e zjarreve në Lezhë është përkeqësuar, pasi policia ka urdhëruar ev...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 16:42
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në Durrrës. Mësohet se shoferi 31...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 16:31
M.B
Foto ilustruese
SARANDA- Gjykata e Sarandës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Erdion Mu...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 16:14
E. D
pamje nga vendngjarja
MALIQ- Disa vatra zjarri janë aktivizuar në zonën e Maliqit në pyllin e Bodës. Ndërkohë ...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 16:03
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Unazën e Plazhit në Durr&eum...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 15:45
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 58-vjeçar me inicialet A. Sh., ka ndërruar jetë në Tiranë pasi ka rënë nga lart&...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 15:31
M.B
Ervis Berberi
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka vendosur të vijojë masa e sigurisë "arrest me burg" ndaj ish-kreut të Autoriteti...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 15:25
S.B
pamje nga ngjarja
DURRËS- Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Sukthit pranë Durrësit. Mësoh...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 15:24
M.B
Foto ilustruese
KËLCYRA- Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në af&e...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 15:15
E. D
pamje nga zjarri
SHËNGJIN- Situata me zjarrin te Ranën e Hedhun në Shëngjin po paraqitet mjaft kritike. Bëhet me dije se gjat...