Aktualitet

Flakët "pushtojnë" Shëngjinin/ Mbërrijnë avionët “Canadair” nga Italia, ndërhyjnë nga ajri (FOTO)

Gjithashtu situata mbetet e vështirë, ku e gjithë kurora e pemëve përmbi Shëngjin është shkrumbuar ose shumë pranë zjarrit, ndërsa flakët u afrohen resorteve dhe zonave të banuara.

30 Korrik 2024, 17:54 Nga E. D
Flakët "pushtojnë" Shëngjinin/ Mbërrijnë
pamje nga vendngjarja

SHËNGJIN- Flakët kanë pushtuar shëngjinin të cilat janë shpërndarë në një pjesë të konsiderueshme të destinacionit turistik, ndërsa situata nuk pritet të lehtësohet së shpejti. Gjithashtu situata mbetet e vështirë, ku e gjithë kurora e pemëve përmbi Shëngjin është shkrumbuar, ndërsa flakët u afrohen resorteve dhe zonave të banuara.

Pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve të shumtë në Shëngjin dhe helikopterit Cougar, është nevojitur edhe ndërhyrja e dy avionëve evropianë, të cilët sapo kanë mbërritur mbi zonat e prekura.  Dy avionë të ardhur nga Italia menjëherë kanë nisur punën për shuarjen e flakëve në Shëngjin. Avionëve “Canadair” janë mbushur me ujë në det, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Situata më e rëndë është në zonën e njohur si Rana e Hedhun, ku ka edhe shpërthime të granatave apo predhave që kanë mbetur në zonë prej vitesh dhe që mund të shpërthejnë pas kontaktit me flakët. Si pasojë e zjarrit turistë dhe vizitorë të shumtë në Shëngjin të braktisin pushimet e tyre.

Sondazh

Poll