Aktualitet

Aktivizohen vatrat e zjarrit në Maliq, kërkohet ndihma e ushtrisë

Gjithashtu është kërkuar ndihmë shtesë për të izoluar vatrat aktive të cilat kanë intesitet.

30 Korrik 2024, 16:14 Nga E. D
Aktivizohen vatrat e zjarrit në Maliq, kërkohet ndihma e ushtrisë
pamje nga vendngjarja

MALIQ- Disa vatra zjarri janë aktivizuar në zonën e Maliqit në pyllin e Bodës. Ndërkohë punonjësit e zjarrfikëses po përpiqen ta mbajnë nën kontroll zjarrin me mjete rrethanore pasi terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikse me mjetet e tyre.

Gjithashtu është kërkuar ndihmë shtesë për të izoluar vatrat aktive të cilat kanë intesitet. Aktualisht në terren ka zbritur edhe prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole i cili po vëzhgon nga afër situatën. Ndërkohë Prefekti i Qarkut të Korçës ka kërkuar ndihmë nga ushtria dhe në zonën e zjarrit po shkojnë Forca të Armatosura.

zjarr ne maliq

Sondazh

Poll