Bota

Aksidenti në Kosovë/ Djali i furrtarit që humbi jetën dje fton familjen e shkaktarit në varrim: Ndajmë dhimbjen bashkë

8 Mars 2019, 08:37 Nga DOSJA
Aksidenti në Kosovë/ Djali i furrtarit që humbi jetën dje

KOSOVË- Ditën e djeshme në aksidentin e ndodhur në Gjilan, u lënduan 24 persona dhe një tjetër humbi jetën. (Lexo këtu)

Sipas burimeve të mediave në Kosovë, personi që ka humbur jetën është pronari i furrës së njohur ‘Çoqaj’, Qerim Çoqaj. 

Për këtë rast ka folur edhe babai i shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin, Sokol Avdija i cili është  shprehur se do të kishte preferuar më shumë që djali i tij të ishte në vend të të ndjerit.

Komentit të babait të shkaktarit të aksidentit i është përgjigjur djali i të ndjerit, i cili e ftoi në ceremoninë e varrimit të të atit.

Babai i Sokol Avdijas: Kam dhimbje më shumë për ta se me pasë qenë djali im në vend të tyre. Ma shumë kam pas qejf me qenë familja ime në vend të tyre, por çka me bë, po më dhimben në shpirt. Ka pasë taksirat, fatkeqësi, nuk e ka bë me qëllim, për një kafshatë buke ka dalë. Ishalla zoti për xhenet. Nuk kam fjalë me kallxu për keqardhjen.

Leutrim Çoçaj: Unë jom biri i të ndjerit. Axhë, as ai s’ka dashtë kjo me ndodhë… Fatkeqësisht baba im qëlloi aty… familjarët e tu i ftojmë t’na vijnë në varrim e në të pame… ta ndajmë dhimbjen bashkë.

Aksidenti i djeshëm i ndodhur në Gjilan dyshohet se ndodhi si pasojë e prishjes së frenave të kamionit transporti.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aksidenti ne kosove kamioni përplas disa makina qerim çoqaj sokol avdija aksidenti ne kosove kamioni përplas disa makina qerim çoqaj sokol avdija

Sondazh

Poll