Bota

Ndërtimet rreth kullës në Gjakovë/ Deputetja sherr në Kuvendin Komunal: Trup t’ju vijë, po shkelni ligjin (VIDEO)

8 Mars 2019, 06:53 Nga DOSJA
Ndërtimet rreth kullës në Gjakovë/ Deputetja sherr në

Kosovë- Një ditë më parë një debat i ashpër ndodhi në Kuvendin Komunal të Gjakovës , pasi ishte kryetarja e kësaj komune, tashmë deputete, Mimoza Kusari-Lila u përplas me anëtarët. Deputetja i akuzoi ata se po shkelin ligjin për projektin, që lejon ndërtime rreth kullës së Sylejman Vokshit në këtë qytet. 

Ajo theksoi se buxheti i komunës ka mundësi të shpronësojë pronarët por as kjo nuk është bërë dhe sipas saj është një turp.

“Buxhetin e kemi plot për të shpronësuar. Pse nuk keni shpronësuar? Trup t’ju vijë. Po pres si depetete të dëgjoj katrahurën e shkeljes së ligjit. Dua të shikoj turpin që i keni sjellë këtij vendi. Nuk iki, nëse doni në largoni me forcë”, u shpreh Mimoza Kusari. 

Ditën e djeshme në Gjakovë, “Shoqëria Civile” protestoi kundër ndërtimeve rreth kullës së Sulejman Vokshit. Qytetarët protestuan nën moton “MosEprekKullën”. 

Qytetarët janë kundër shfuqizimit të parcelave dhe ndërtimeve shumë katëshe në afërsi të Kullës së Sylejman Vokshi-t. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gjakove mimoza kusari-lila projekti kulla e sulejamn vokshit protestat e qytetarëve gjakove mimoza kusari-lila projekti kulla e sulejamn vokshit protestat e qytetarëve

Sondazh

Poll