Sport

“Paris 2024”/ Uta Abe shpërtheu në lot pas humbjes së saj të parë që nga viti 2019, nuk gjen ngushëllim - Shikoni videon...

Xhudistja nga Japonia kishte harruar se çfarë do të thotë disfatë dhe kërkoi ngushëllim në krahët e trajnerit të saj

29 Korrik 2024, 21:12 Nga DOSJA
“Paris 2024”/ Uta Abe shpërtheu në lot pas humbjes së

FRANCE - Ndërkohë që japonezët po fitojnë deri tani medaljet (4 ari, 2 të argjendta dhe 3 bronzi), finalja ishte ndryshe për xhudisten më të mire, dhe favoriten për një tjetër të artë, Uta Abe.

24-vjeçarja nga Kobe e Japonisë, tashmë kampione olimpike në Tokio dhe katër herë kampione bote, konsiderohej thuajse e sigurt se do të kalonte 1/16-tën kundër uzbekes, Dhiyora Keldiyorova, por ajo pati një përvojë shumë të pakëndshme në tapet me të… humbi.

Menjëherë pas përfundimit të duelit të tyre në Lojërat Olimpike të Parisit, Ube shkoi menjëherë në krahët e trajnerit të saj, me njerëzit që përpiqeshin ta ngushëllonin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll